Vllaznia-Tirana, të shtunën ora 16:45. Klubi kuqeblu nxjerr në shitje biletat

Në pritje të ndeshjes Vllaznia-Tirana, takim ky i vlefshëm për Javën e 25-të të Kategorisë Superiore që do të luhet pasditen e së shtunës në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:45, Klubi kuqeblu ka nxjerrë në treg biletat.

Sipas njoftimit zyrtar të KF Vllaznia, edhe pse sfida në fjalë është më e spikatura e kësaj jave, në politikën e klubit kuqeblu është parë e arsyeshme që çmimet e biletave të jenë të arsyeshme.

Ato do të variojnë nga çmimi më i lirë, 200 lekë në tribunat C, por edhe atë E ku janë programuar të sistemohen tifozët bardheblu. Ndërkohë, në tributat e tjera, çmimet variojnë nga 500, 1000 dhe 1500 lekë.

Ndërkohë, ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, bazuar në një vendim të marrë nga presidenti kuqeblu Alban Xhaferi, hyrja e femrave në stadium është falas.

“NJOFTIM

Duke filluar nga sot nisja shitja online e biletave të ndeshjes Vllaznia- Tirana e cila luhet ditën e shtunë në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://bileta.fshf.org/.  Ndërkohë nga nesër nis shitja në sportelet pranë stadiumit. Eja edhe TI! Forca Vllaznia!”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu