Bujar Pregja, ish-gjyqtar ndërkombëtar dhe pjesëtar i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka bërë moviolën për ndeshjen Vllaznia-Tirana. Më i diskutuar ka qenë rasti i minutës së 76-të, kur në favor të Vllaznisë nuk u akordua një goditje dënimi dhe kishte një reagim të trajnerit Brdaric, që u nervozua.
Minuta e 12 anulimi i golit për pozicion jashtë loje me VAR. U lejua vazhdimi i aksionit dhe më pas u anulua me VAR. Vendim i duhur.
Në minutën e 33-të, penalltia për Vllazninë. Kishte një hapje të dorës nga lojtari i Tiranës dhe ishte penallti e saktë. Nuk duhet shumë kohë, për ta dhënë një vendim. Megjithatë për të qenë i sigurt, arbitri ka nevojë për disa pamje që ia jep VAR-I.
Në minutën e 76-të, ishte faull për Vllazninë, por kemi një reagim të çuditshëm të Brdaric. Kjo tregon se trajneri i shkodranëve, nuk është i qetë. Nuk i jap shumë rëndësi, nëse është apo jo faull.