Vllaznia zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Teutës

Vllaznia zhgënjen në shtëpi, teksa barazoi pa gola ndaj Teutë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Pjesa e parë ishte pothuajse krejtësisht e qetë. Shkodranët patën një mundësi në minutën e 24-të, me anë të Dodaj, por lojtari nuk ia doli dot që të shënojë.

Në pjesën e dytë ekipet u “rindezën” disi, por pa rezultat. Durrsakët u mbrojtën mjaft mirë, duke mos lejuar shumë hapësira, ndërsa në fund të takimit mund ta fitonin ndeshjen, nëse Beshiraj do tregohej më i saktë.

Me këtë rezultat, Teuta shkon në kuotën e 34 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke u larguar disi nga “zona e ftohtë”. Në krahun tjetër, me 52 pikë shkodranët mbajnë vendin e tretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu