Sunday, November 24, 2024

“Vllaznisë i duhen riparime”, trajneri Osmani: E kishim të vështirë, Erzeni na dominoi në disa momente

Lexo

Tekniku i Vllaznisë, Qatip Osmani, është dukur i mërzitur pas barazimit të arritur ndaj Erzenit. Ai ka pritur që ekipi i tij të startonte me një fitore, paçka se një gjë e tillë nuk u bë e mundur. Tekniku ka folur edhe për atë që do të rregullojë për të ardhmen duke lënë të kuptohet se gjatë këtyre ditëve ai do të bëjë maksimumin e mundshëm që skuadra të ndryshojë në lojë e si rrjedhojë edhe në rezultate.

Keni pasur pak kohë në dispozicion, por a kishit pritur një start më të mirë të aventurës suaj?

Normalisht që ne prisnim fitoren në këtë takim, por më vjen keq që nuk arritëm një gjë të tillë, pasi i lejuam shumë hapësira ekipit kundërshtar. Në një moment ata patën edhe dominim të plotë. Kishim vonesë te lojtari që ishte me topin. Ndërsa ajo që më pëlqeu ishte se ka disa momente, ku veçanërisht pas 1-0, patëm edhe një moment të mirë për ta dyfishuar rezultatin. Pjesa e dytë filloi me ndryshime për të përmirësuar gjendjen e ekipit. Kemi pasur vetëm pak ditë punë, vetëm dy.

Kemi pasur lojtarë të dëmtuar, madje lojtarë kryesorë. Mendoj se edhe këta që janë, do të arrijnë të tregojnë më të mirën. Ne do të mundohemi me këta lojtarë të kërkojmë më të mirën. Jam i bindur se edhe gjendja e këtyre lojtarëve s’është pasqyra reale e tyre.

Besoni te përmirësimi i Vllaznisë në javët e ardhshme?

Ne do të bëjmë çmos që të ketë një përmirësim. Dihen objektivat tanë, kampionati është interesant, se me një apo dy fitore je lart dhe me një apo dy humbje je poshtë. Letrat janë të hapura. Për aq sa na premton koha, do të mundohemi të përmirësohemi maksimalisht.

Loja e Vllaznisë duket se ndryshoi jo për mirë nga pjesa e parë në të dytën. Çfarë ndodhi?

Në pjesën e dytë e humbëm posedimin e topit. Kundërshtari na sulmonte dhe na krijonte raste. Me ndryshimet kërkova që të forcoj mesin e fushës për të kërkuar golin e dytë.

Çfarë duhet të kishit ndryshuar?

Ndoshta do të duhej të ndryshoja disa pozicione ku lojtarët sulmues do të ishim më përpara, më para mbrojtjes, mesfusha të ndiqte këtë repart të avancuar. Kjo do të ishte lëvizja, që ekipin të çoja më para në sulm.

Sa e njihnit Vllazninë para se të emëroheshit në krye të skuadrës?

Kur kam filluar nga bisedimet, atëherë jam ulur dhe kam shikuar disa takime të Vllaznisë. Nga kjo kam kërkuar që të nxjerr edhe atë që duhet që të rikuperojmë.

Keni besim te kjo skuadër?

Do të mundohemi në ndeshjet, të cilat na kanë mbetur të përmirësohemi e sigurisht që presim rezultate më të mira.

Do të priten lëvizje te kjo skuadër?

Ndoshta është mirë të kalojnë disa ndeshje dhe të bëhet një vlerësim konkret, se disa lojtarë i kam njohur dhe më parë, disa jo. Ndaj, të kalojë pak kohë dhe të shohim.

Admir URUÇI 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img