Friday, November 7, 2025

Vlonjatët rikthehen tek fitorja. Flamurtari mund Bylisin 1-0 dhe i largohet përkohësisht fundit me dy pikë më shumë se Tirana

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylis-Flamurtari 0-1(Shënues: Maksuti 63’)

Flamurtari u rikthye te fitorja në kampionat, vlonjatët triumfuan minimalisht ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Abisnet Superiore.

Një gol i shënuar nga Maksuti në pjesën e dytë i dha suksesin kuqezinjve,që i largohen fundit të renditjes.

Ndeshja nisi e qetë por rastet nuk munguan. Pas disa tentativave Murataj shpërdoroi një mundësi të artë shënimi.

Tentativa e Oshafit me kokë u largua nga portieri mik,ndërsa në vazhdim të aksionit Murataj gjuajti jashtë.

Në fraksionin e parë u regjistruan edhe dy raste të mira, por Peralta te Bylis dhe Trashi te Flamurtari,nuk kishin saktësinë e duhur.

Fraksioni i dytë nisi me Flamurtarin më kërkues.

Maksuti shpërdoroi një mundësi të mirë në minutën e 60-të,pas asistit të marrë nga Trashi. Megjithatë katër minuta më vonë,vendasit rregulluan shënjestrën.

Tentativa e Trashit në zonë u ndal nga shtylla ndërsa nga rrëmuja në zonë përfitoi Maksuti,që e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 88-të Herald Marku iu afrua edhe golit të dytë, por tentativa e tij nga distanca u ndal në transversë.

Me këtë fitore Flamurtari i largohet vendit të fundit dhe ngjitet në vendin e nëntë me tetë pikë, Bylis renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img