Volej Femra-Skënderbeu mund Partizanin 1-3, një hap pranë gjysmëfinales së Kupës

Partizani-Skënderbeu 1-3(16-25,25-22,19-25,13-25)

Skënderbeu në volejboll për femra duket se nuk ka ndërmend të falë asnjë trofe këtë sezon dhe në këto momente në pallatin e sportit “Asllan Rusi” sapo ka mposhtur Partizanin me shifrat 3-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë të luajtur në kryeqytet dhe tashmë është një hap larg finales së Kupës, teksa është për tu luajtur edhe ndeshja e kthimit një javë më vonë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Vetëm një set kanë falur vajzat e Orlando Kojës,atë të dytin,ndërkohë që setet e tjera janë komanduar nga kampionet që kanë kafshuar edhe Partizanin dhe finalja është shumë pranë.

Seti i parë i ndeshjes fillon mbarë për Skënderbeun që udhëheq 1-6 që në start,ndërkohë që Partizani shënon katër pikë radhazi dhe çon diferencën në 5-6. Më pas 8-12 sërish për Skënderbeun që rri gjithmonë në avantazh,ndërkohë që më tej 10-15,14-21 dhe përfundimisht 16-25 për bardhekuqet që kryesojnë tashmë me sete 0-1. Një set që zgjati 22 minuta.

Në setin e dytë të ndeshjes fillon sërish me avantazhin 1-3 për Skënderbeu dhe barazim 4-4. Partizani për herë të parë kalon në avantazhin 7-5 dhe duket se ka rivalitet në këtë set,pasi barazimi i radhës është në pikët 11-11. 14-15 kryesojnë kampionet dhe 16-15 për Partizanin,tregojnë rivalitet në parket në këtë set. 19-16 më tej për të kuqet,për hetë të parë kryesojnë me 3 pikë difererencë. 23-19 dhe në fund 25-22,duke u barazuar tashmë setet në 1-1. Një set që ka qenë më i bukuri dhe me rivalitet duke zgjatur 27 minuta.

Seti i tretë i ndeshjes fillon me barazimin 2-2 dhe sërish kryeson Skënderbeu 4-6. Udhëheq më tej Skënderbeu 5-9,8-15 dhe 10-17 është diferencë e damirueshme për të shkuar drejt fitores në këtë set për miket nga Korça. 13-18,16-22 dhe përfundimisht 19-25,duke çuar tashmë setet në 1-2. Seti i tretë zgjati 25 minuta.

Seti i katërt dhe i fundit i ndeshjes fillon me avantazhin e Partizanit 2-0. Më pas është radha e Skënderbeut që luan më mirë dhe kthen rezultatin duke kryesuar në 4-7. Edhe pas pushimit sërish është Skënderbeu që nuk mbahet dhe kryeson sërish 4-10 dhe detyron te kuqet të marrin pushim. Sërish vajzat bardhekuqe ecin te qeta drejt fitores dhe kryesojnë 7-14,9-17,12-22 dhe përfundimisht 13-25 dhe 1-3 me sete për Skënderbeun.

Në këtë mënyrë Skënderbeu fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë,ndërkohë që takimi i ardhshëm do të luhet të martën e ardhshme më 25 shkurt në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Finalja duket se me shumë mundësi do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës,pasi edhe Tirana sot fitoi 2-3 në Durrës ndaj Teutës vendase.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu