Sunday, November 24, 2024

Volej Femra-Vllaznia, humb edhe në Shkodër me Partizanin dhe eleminohet nga Faza Play-Off

Lexo

Vllaznia-Partizani 0-3(17-25, 12-25, 20-25)

Vllaznia: Tuci, Beci, Zhivani, L. Kodra, Kuçi, L. Picaku, Kiri(L) / Bardeli, D. Kodra,  Erkoçi, Mikopula, Erkoçi, Ballçiti(L2). Trajner: Dorjan Tafa

Partizani: Koçoglu, Berishi, Petëza, Sanli, Kaçorri, Kushi, Fagu(L)/ Bytyçi, Buse, F. Picaku, Ibrahimi, Koleci. Trajner: Bulent Karslioglu

Gjyqtarë: A. Nurja,L. Nurçe

E diele, 27 mars 2022, ora 20:00, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Me ndeshjen, Vllaznia-Partizani, e luajtur mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës, skuadra kuqeblu në volejboll për femra e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa e ka mbyllur konkurimin e saj në sezonin sportiv 2021-2022 për Superligën e volejbollit shqiptar të femrave.  Ballafaqimi në fjalë ishte në kuadrin e ndeshjes së kthimit të turit çerekfinal  të fazës finale Play-Off.

Pas sfidës së paë çerekfinale të zhvilluar pasditen e së mërkurës së kaluar në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ku Partizani fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1, për të përcaktuar ekipin kualifikues që shkonte në gjysëmfinalen e fazës Play-Off është luajtur ndeshja e kthimit.

Një ballafaqim ky që për hir të realitetit, ishte larg pritshmërisë së skuadrës kuqeblu. Themi kështu, sepse ndërsa në takimin e parë të transfertë, volejbollistet shkodrane bënë një paraqitje të mirë, madje arritën të fitonin edhe setin e parë, në ndeshjen e luajtur në shtëpi, niveli i lojës së tyre ishte më i dobët.

Kjo u pa qartë edhe nga vetë nga rezultati i pastër, 0 me 3 në fitim të Partizanit, por edhe nga pikëverazhi i thellë që mikeshat nga kryeqyteti patën në secilin prej seteve të ndeshjes, ku i pari ishte 17-25, i dyti 12-25 dhe i treti, 20-25.

Duke humbur edhe ndeshjen e dytë, Vllaznia e volejbollit për femra e mbyll këtu konkurimin në fazën finale Play-Off. Skuadra kundërshtare, Partizani, në gjirin e së clës bëjnë pjesë 4-5 volejbolliste të huaja si dhe në drejtim është trajneri turk Bulent Karslioglu, kalon në gjysëmfinale duke kërkuar të shkojë më tej drejt fitimit të trofeut.

Sa i përket Vllaznisë, edhe pse nuk arriti të shkonte më lart, falë kontigjentit vetëm shqiptar që ka në skuadër, si dhe me vajza të reja të perspektivës, duhet konsideruar një sezon pozitiv, por që për të shkuar më tej, aty ku edhe presidenti i Shoqatës së Volejbollit shkodran të femrave, Florian Zekja ka premtuar, duhet akoma më shumë punë, gjë që me siguri do të shpërblehet me rezultate të tjera pozitive sezonin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img