Thursday, November 21, 2024

Volejboll Femra-Gjysëmfinalja e dytë/Vllaznia mund Tiranën 3-1, kualifikimi vendoset të martën në kryeqytet me ndeshje të tretë

Lexo

Vllaznia-Tirana 3-1

(25-19, 9-25, 25-19, 29-27)

E diel, 4 prill 2021, ora 16.00, pallati i sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: ESMERALDA TUCI, ELIDONA LAKTI, KLODETA ZHIVANI, MANDISA KUÇI, SARAH BECI, DANJELA KODRA, IZABELA DODANI, SHQIPE MOLLA, LIRIDONA KODRA, , IRIS BARDELI, AMY VELIJA. Libero- DIANA VISTARAJ, LAURA BALLÇITI. Trajner: Nora Deda

Tirana: DHIMITRA KOLE, XHENIFER PIRA, ADELA HOXHA, ELMA META, SILVANA KOKONOZI, ALISJA AHMETAJ, KADRIU ( LASKU ), SOLLAKU ( GJOKUTAJ ), KEJSI SHIRA, EMMA GODUNI, UERDA NDOJ, MEGI SALLAHU-Libero  ENEDA METALLA, SIGI MIRA. Trajner: Adrian Gorenca

Gjyqtarë: Enri ZENULLARI, Caush KOJKU

Kampionati Kombëtar i volejbollit për femra po luan ndeshjet gjysëmfinale të fazës Play Off. Vllaznia dhe Tirana, njëri prej çifteve gjysëmfinaliste u ndeshën pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Ky ishte ballafaqimi i dytë gjysëmfinal, pasi i pari është luajtur në kryeqytet duke nxjerrë fituese Tiranën me rezultatin 3 me 1.

Sfida e sotme ishte e një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat. Mikeshat kishin objektiv për ta fituar edhe këtë ndeshje, dhe sipas formulës së FSHV, skuadra që realizon dy fitore shkon në finale. Ndërsa, për Vllazninë duhej patjetër fitorja për ta çuar kualifikimin me ndeshje të tretë.

Volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani kanë triumfuar duke e fituar ndeshjen me rezultatin 3 me 1 duke bërë që ekipi finalist i këtij çiti të vendoset në Tiranë në një ndeshje të tretë, e cila sipas kalendarit të hartuar më herët do të luhet pas dy ditësh, me datë 6 prill përëri në fushën e skuadrës kryeqytetase.

Nëse i referohemi kronikës së lojës, takimi i sotëm i luajtur në “Qazim Dervishi” filloi mirë për Vllazninë e cila fitoi setin e parë me shifrat 25-19, mundet në të dytin 9-25, fiton përsëri të tretin duke përsëritur të parin me shifrat 25-19. Seti i katërt që vendosi edhe fituesin ishte me të vertetë një spektakël më vete. Barazimet e shpeshta, madje edhe në pikët shtesë ishin jo pak dramatike duke bërë që emocionet të ndalen në pikën e 29-të. Pikë kjo që shënohet nga Vllaznia ndaj 27 të Tiranës. Kaq mjaftoi që në parket të shpërthejë festa kuqeblu. Vllaznia fiton setin e katërt 29-27 dhe të gjithë ndeshjen me rezultain 3 me 1.

Kësisoj, gjysëmfinalja Vllaznia-Tirana në volejboll për femra vendoset në ekuilibër. Një fitore Tirana, një Vllaznia, duke bërë që për të përcaktuar ekipin kualifikues të finales, të martën në Tiranë të luhet ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img