Wednesday, November 19, 2025

Volejboll Femra-Kupa e Shqipërisë. Vllaznia mund Dinamon me përmbysje dhe hap rrugën drejt kualifikimit në finale

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Dinamo  3-1(23-25, 25-23, 25-22, 25-20)

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka luajtur ndeshjet e javës së tretë, ku kundërshtari i këtij raundi për Vllazninë ishte Dinamo.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” prezantoi një set të parë plot rivalitet dhe luftë të fortë sportive, ku të dyja skuadrat kërkonin  fitimin e setit.

Mikeshat nga Tirana, të drejtuara nga trajneri Orlando Koja tregohen më të kujdesshme në pikët vendimtare duke e fituar setin e parë me shifrat 23-25.

Seti i dytë është fotokopje e të parit, gjë që e tregojnë shifrat e njëjta, por këtë radhë në favorin e Vllaznisë 25-23.

Barazim me sete 1 me 1, ndërkohë që rivaliteti vijon edhe në setin e tretë, ku volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Dorjan Tafa ia dalin të fitojnë me shifrat 25-22 duke marrë udhëheqjen e seteve 2-1.

Entuziasmi i setit të tretë e shoqëron skuadrën kuqeblu edhe në setin e katërt, të cilin për hirë të së vertetës e fiton më me lehtësi me shifrat 25-20 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë 3 me 1.

Për Vllazninë, kjo ishte fitorja e parë në tre ndeshjet e Kupës së Shqipërisë pas dy humbjeve në transfertë me Tiranën 3-0 dhe Teutën 3-1. Fitore kjo që hap shanset dhe mundësitë për të luftuar në kapjen e vendit të dytë në grupin B dhe kualifikimin në fazën finale.

Nga ana tjetër, humbja në Shkodër me Vllazninë ishte e dyta radhazi për Dinamon, që ndryshe nga ndeshjet e kampionatit, në Kupë duket se ekipi blu ka mbetur me pasoja nga pezullimi i brazilianes Nayara Ferreira.

Pas javës së tretë të Kupës së Shqipërisë për femra, grupin B e kryeson Tirana me 9 pikë, duke qënë skuadra e parë që shkon në fazën finale, ndërkohë që për vendin e dytë luftojnë Vllaznia, Teuta dhe Dinamo me nga tre pikë secila.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img