Pogradeci-Vllaznia 3-0 (25/20, 25/12, 25/22)
Ndeshjen e javës së pestë të Kupës së Shqipërisë Vllaznia e volejbollit femra e ka luajtur në transfertë përballë ekipit të Pogradecit. Megjithë përpjekjet e duhuara, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda e ka humbur me rezultatin 3 me 0.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit të Pogradecit, ka nisur më mirë për volejbollistet vendase, të cilat të drejtuara nga trajneri shkodran Besnik Lisha, fitojnë setin e parë me shifrat 25-20.
Seti i dytë është më i dobëti për Vllaznisë, të cilin e humb përsëri, por këtë radhë me diferencë të thellë 25-12.
Pas disavantazhit 2-0, ndërhyrjet e vazhdueshme të trajneres Nora Deda japin një farë shkëndije për Vllazninë e cila tenton ta fitojë këtë set, me synimin që të rihapë takimin, por volejbollistet pogradecare nuk tolerojnë duke e fituar edhe këtë sete me shifrat 25-22 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.
Pas javës së pestë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia e volejbollit për femra ka fituar 3 ndeshje dhe ka humbur 2.