Për volejbollin shkodran të femrave duket se po vijnë ditë të mira. Fjala është për punën e mirë që po bëhet me ekipet xinxhir, një prioritet ky i shpalosur që në marrjen e detyrës së Florian Zekjes si president i Shoqatës së Volejbollit për femra, i cili ka filluar të kontretizohet.
Kjo vertetohet nga rezultatet pozitive që po regjistrojë ekipet kuqeblu, U16-të dhe U18-të, të cilët drejtohen respektivisht nga trajnerët, Fatjet Haxhagiq dhe Dorjan Tafa, ky i fundit edhe trajner i skuadrës së parë.
Për kategorinë U16-të, faza e dytë e ndeshjeve është luajtur pasditen e së dieles ne në palestrën e shkollës Vasil Shanto në Tiranë, aty ku Vllaznia ka arritur suksesin e kualifikimit të fazën finale, e cila do të zhvillohet gjatë muajit prill dhe Vllaznia ka objektiv fitoren e titullit kampion.
Më së shumtmi, përpos pritshmërisë së fitimit të titullit, e rëndësishme është se me elementin cilësor që kjo skuadër ka në dispozicion, pritet të jetë një garanci edhe për skuadrën e parë duke shmangur kësisoj merkaton me lojtare të huaja.
Njihuni me rezultatet e Fazës së parë dhe të dytë për ekipin kuqeblu U16-të:
Faza e parë(4 fitore, dy nga 2-0 dhe një 2-1)
Vllaznia-Beslidhja 25-12 ; 25-16 (2-0)
Vllaznia-Minatori 25-10 ; 25-19 (2-0)
Vllaznia-Korabi 25-9 ; 25-15 ; 21-19 (2-1)
Vllaznia-Mirdita 25-9 ; 25-17 (2-0)
Faza e dytë(3 fitore nga 2-0)
Vllaznia-Apollonia 25-23 ; 25-17 (2-0)
Vllaznia-Barleti Voley 25-17 ; 25-18 (2-0)
Vllaznia-Skenderbeu 25-21 ; 25-19 (2-0)
Kalendari i Fazës Finale
Vllaznia-Korça Voley
Vllaznia-Apollonia
Vllaznia-Korabi
Protagonistet e suksesit të Vllaznisë U-16
1.Adea Grumira
2.Marjana Ndou
3.Ajsi Beqiri
4.Brigena Bashaj
5.Xhoi Kaçi
6.Raisa Qeraj
7.Uerda Kopliku
8.Junida Osja
9.Iris Mesi
Trainer: Fatjet Haxhagiqi
Zv.Trainer: Dorjan Tafa