Tuesday, November 26, 2024

Volejboll-Superliga e Meshkujve/Rivalitet dhe emocione në përballjen Vllaznia-Teuta. Kuqeblutë fitojnë 3-1 në një lojë plot dramatizëm në “Qazim Dervishi”

Lexo

Vllaznia-Teuta 3:1 (23-25, 25-13, 33-31, 28-26)

Vllaznia: Nikolin Qafarena, Gledis Lloshi, Endri Jukni, Ditmir Rrashketa, Gilman Talani, Gersi Jula, Aron Dibra, Ardit Taflaj, Fatjon Çekini, Visar Lleshi, Enid Daniku, Esmirald Peraj, Gentjan Curraj, Klaudio Toma, Enid Daniku. Trajner: Artan Kalaja.

Teuta: Denis Rama, Rei Gjeçi, Emiljan Xhebrahimi, Rubin Murja, Keivin Gega, Olsi Shaba, Enea Doçi, Kevin Jazexhi, Orgest Duka, Ersilio Macaj, Ardit Sula. Trajner: Mirion Vllamasi

Për sportdashësit shkodranë, mbrëmja e së premtes ka qënë e tëra për sportin e volejbollit. Dy ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj janë ndeshur në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” për garën e kampionatit të Superligës. Femrat, që luanin për llogari të javës së pestë mundën Apoloninë e Fierit me rezultatin 3 me 1. Ndërkohë, menjëherë pas tyre, të njëjtën gjë bënë edhe meshkujt, të cilët mundën Teutën, edhe ato me rezultatin 3 me 1.

Një ndeshje kjo, e cila që nga fillimi dhe deri në fund të saj u përshkua rivaliteti duke dhuruar emocione të shumta deri në kufijtë e dramacitetit, kur kemi parasysh se në dy sete për të përcaktuar fituesin u deshtën pikët shtesë, madje në shifra të pazakonta, siç ishte seti i tretë që përfundoi 33 me 31.

Miqtë nga Durrësi, në formacionin e të cilëve, këtë sezon ka përforcime të rëndësishmee fillojnë më mirë takimin, teksa fitojnë setin e parë me rezultain 23 me 25. Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja kundrapërgjigjet në setin e dytë duke fituar me dominim pikësh, 25 me 13.

Barazim me sete, 1 me 1, dhe këtu fillon beteja e ashpër për të marrë epërsinë e rezultatit dhe për të shkuar tek fitorja. Një set i tretë që është për tu mbajtur mend, pasi rivaliteti shkoi deri në atë cak, sa barazimet radhazi, avantazhi i njërës skuadrës, më pas i tjetrës që i afroheshin fitores, mbajtën në ankth të plotë, jo vetëm protagonistët e fushës së lojës, por edhe publikun e pranishëm, si dhe ato të shumtë që e ndoqën live ndeshjen. Pikët, shtesë pas shtesës mbërrijnëderi në kufirin e shifrës 33 të Vllaznisë, që ndaj 31 të Teutës, nxjerrë fitues kuqeblutë.

2 me 1 për Vllazninë me sete, dhe për të fituar të tretin dhe të gjithë ndeshjen, u desh përsëri një luftë e fortë sportive. Rivaliteti i pranishëm në fushën e lojës, bën që përsëri të jenë pikët shtesë ato që përcaktojnë fituesin. 28 me 26 për përfundon ky set në favor të kuqebluve duke i dhënë Vllaznisë fitoren e krejt ndeshjess me rezultatin 3 me 1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img