Friday, October 18, 2024

Volejboll-Vllaznia, përballje e dyfishtë me Teuten, femra dhe meshkuj. Të premten, ora 16:00 dhe 18:00 në “Qazim Dervishi”

Lexo

Për javën e gjashtë të Kampionatit Kombëtar të volejbollit, dy ekipet e Vllaznisë do t’i luajnë në shtëpi duke pritur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipet respektive të Teutës. Sipas kalendarit të hartuar nga FSHV, sfida Vllaznia-Teuta për femra do të luhet në orën 16:00, ndërsa ajo e meshkujve Vllaznia-Teuta në orën 18:00.

Për kategorinë e femra, java e gjashtë ka nisur që mbrëmjen e së enjtes, kur Tirana ka mundur Barleti Volej me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e luajtur në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.

Set ii dytë shoqërohet me shumë rivalitet, ku deri në shifrat 24-23 ka kryesuar Barleti Volej dhe atëherë kur i duhej suksesi vajzat e Altin Gorencës kanë gabuar. 24-24 dhe në fund 26-24 për Tiranën, e cila duke fituar më pas edhe setin e tretë 25-14, fiton të gjithë ndeshjen 3-0.

Java e gjashtë për femra do të mbyllet me sfidat Skënderbeu – Partizani, dhe Pogradeci – Dinamo. Ndërsa për meshkuj, krahas çiftit, Vllaznia-Teuta, të premten luhen edhe ndeshjet e tjera:  Skënderbeu – Partizani dhe Elbasani – Tirana, ndërkohë që Studenti është pushim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img