Friday, August 8, 2025

Vora, aktive në merkato. Firmos edhe me sulmuesin e Kombëtares U-21, Dario Daka

Lexo

Vora vazhdon të përforcojë organikën me elementë cilësorë në prag të sezonit të ri, që do ta shohë skuadrën të debutojë në elitën e futbollit shqiptar. Dario Daka është blerja më e re e Vorës. 21-vjeçari luan në sulm dhe është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ndërsa sezonin e fundit është aktivizuar me Trapanin në Serinë C italiane.

“Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në skuadër, Dario Daka, një lojtar premtues me perspektivë të madhe për të ardhmen!

Dario është produkt i akademisë së njohur italiane Leçe, ku ka marrë formimin e parë si futbollist, duke u rritur mes disiplinës, teknikës dhe garës në nivelet më të larta të moshave. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e ekipit Fc Trapani, ku ka fituar më shumë përvojë në futbollin e të rriturve dhe ka vazhduar rritjen e tij si lojtar.

Aktualisht, Dario është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ku ka arritur të gjejë rrjetën një herë, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19, ku ka realizuar 2 gola, duke treguar vazhdimisht potencial dhe vendosmëri.

Me profilin e tij si lojtar që kombinon qetësinë me vizionin Daka do të jetë një element i rëndësishëm në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe ambicioze për sezonin që vjen.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Darios dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img