Sunday, March 15, 2026

Vora e pafat! E barazon Partizani në sekondat e fundit të shtesës. Superiore-Java e 28-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora-Partizani 2-2(Shënues: 43′ Luis Felipe, 45+2′ Çibuike – 45+7′ Doumbia, 90+5′ Çibuike)

Partizani barazoi 2-2 ndaj Vorës, në një ndeshje ku ishte shumë afër humbjes. Dueli i javës së 28-të në “Abisnet Superiore” kishte gjithçka brenda përveç fituesit.

Ndeshja nisi e qetë ndërsa fundi i pjesës së parë ishte spektakolar. Vora shënoi dy herë me anë të sulmuesit Felipe në minutën e 42-të dhe me mbrojtësin Cibuike në minutën e dytë shtesë.

Partizani reagoi para pushimit dhe ngushtoi diferencat me Dumbia. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar,por përsëri spektakli ishte në fund. Në minutën e 91-të, Dumbia u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit.

Megjithatë edhe pse në inferioritet numerik, Partizani ia doli të barazoi. Një autogol i Cibuike i hoqi fitoren Vorës dhe i dha një pikë Partizanit.

Me këtë barazim, të kuqtë mbajnë vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e tetë me 27 pikë duke lënë prapa Tiranën dhe Flamurtarin me nga 24 pikë.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img