Friday, January 16, 2026

Vora në festë! Stadiumi i ri përurohet me fitore, skuadra e Bellait mund Partizanin 1-0. Java e 19-të e Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Festë në Vorë! Tifozëria vorake ka festuar dy gëzime në një ditë. Përurimi i stadiumit të ri në qytetin e Vorës është shoqëruar me një fitore shumë të rëndësishme duke mundur Partizanin me rezultatin 1-0.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme për llogari të javës së 19-të, kategoria Abissnet Superiore është zgjidhur nga goli i shënuar në limitin e krejt takimit nga Dario Daka.

Por, referuar kronikës së lojës duhet thënë se ishte Partizani, ai që diktoi në fushën e lojës, ku krahas të tjerave, shpqrdoroi një penallti akorduar në favor të tij në minutën e 45-të të pjesës së parë, ku topi i goditur nga Toma u përplas në shtyllën e portjerit Harizaj të Vorës.

Edhe në pjesën e dytë, “të kuqtë” janë më kërkues duke pasur tjetër mundësi për shënimin e golit të avantazhit, por atë që nuk e bënë futbollistët e kuq e bënë vendasit duke shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Dario Daka. Një gol, i cili fillimisht u anuluat për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, akordohet i rregullt.

Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 22 pikëve në klasifikim, një më pak se “të kuqtë”, që pësojnë humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img