Tuesday, December 2, 2025

Vora-Vllaznia, do të luhet në “Loro Boriçi”. Të enjten, 4 dhjetor, ora 16:30. Java e 14-të e Superiores

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora-Vllaznia, takim  ky i vlefshëm për javën e 14-të të Kampionati Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore do të luhet në Shkodër. Ky është vendimi i marrë nga sektori i garave në FSHF, i cili edhe pse kalendari përcakton që Vllaznia të ishte udhëtuese, për shkak të mungesës së fushës pritëse të Vorës, me mirëkuptim dy palësh është vendosur që ndeshja në fjalë të luhet pasditen e së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 16:30.

Një gjë të tillë e konfirmon zyrtarisht edhe vetë KF Vllaznia përmes njoftimit në fjalë:

NDESHJA E RRADHËS
Vora- VLLAZNIA
“Abissnet Superiore” 2025-2026, Java 14
E enjte, 04 dhjetor
16:30
Stadiumi “Loro Boriçi”
Një jetë, dy ngjyra, një skuadër.
#forcavllaznia #voravllaznia 

Java e 14-të e Superiores nis të mërkurën, ku në program janë tre sfida ku dy të parat:  Teuta – Elbasani dhe Partizani – Bylis, do të nisin nga ora 16:30.

Dueli i tretë i së mërkurës është derbi kryeqytetas, Dinamo-Tirana, sfidë e cila është planifikuar të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” duke nisur nga ora 19:30.

Të enjten, krahas duelit Vora-Vllaznia, që nis në 16:30, në të njëjtën orar në program është edhe sfida tjetër Egnatia-Flamurtari.

Kalendari i Javës së 14-të të Abissnet Superiore

3 dhjetor

Teuta – Elbasani, ora 16:30

Partizani – Bylis, ora 16:30

Dinamo – Tirana, ora 19:30

4 dhjetor

Vora – Vllaznia, ora 16:30

Egnatia – Flamurtari, ora 16:30

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img