Laçi fiton 3-1 ndaj Teutës.
Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Laçit, Dejan Vukiçevic.
“Pas kësaj ndeshje është shumë e lehtë që të flas. Kemi përgatitur mirë ndeshjen, kemi qenë agresivë. Komplimente ekipit, kemi nisur një edicion të fortë me fitore, kemi pasur raste, kemi humbur edhe një penallti. Nuk duam të luajmë me topa të gjatë.
Kemi probleme fizike, nuk jemi 100 përqind. Kam lojtarë që nuk kanë bërë pushim nga ndeshjet evropiane.
Laçi më i fortë, i vjetshmi apo ky i këtij viti? Vjet kisha lojtarë që kishin shumë vite që luanin këtu, me shumë cilësi. Unë me atë grup nuk bërë gjëra që duheshin, ishin mësuar të luanin me lojën e tyre.
Këtë vit kam lojtarë me më shumë uri, të gatshëm për të dhënë më të mirën. Shpresoj të bëjmë mirë këtë vit. Unë kam qenë në kontakt me klubin edhe gjatë kohës që u largova vjet, kam ndjekur ekipin dhe e njoh gjendjen. Ky ekip mund të shkojë shumë lart. Më jepni kohë, do mësoj shqip”, tha Vukicevic.