Sunday, November 24, 2024

Xhixho: Tirana vuan me karakter, keqardhje për lojën sulmuese të Vllaznisë

Lexo

Gazetari Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 0-1.

Xhixho deklaroi se Tirana mori një fitore, duke vuajtur me karakter. Ai theksoi se ndjen keqardhje për lojën sulmuese të Vllaznisë, pasi janë skuadra e pestë për numrin e golave të shënuar.

Entuziazmi i tifozëve ishte prezent. Edhe këtë herë, tifozët nuk e tradhtuan Vllazninë. Kishte goxha tifozë. Megjithatë cilësia e ndeshjes, nuk i rriti pritshmëritë. Nuk pamë një spektakël siç duhet të jetë një klasike. Kjo është edhe e pritshme, sepse jemi në fund të kampionatit, skuadrat janë të lodhura.

Rëndësi tani kanë pikët dhe jo loja e bukur. Këtë e bëri Tirana dhe e bëri shumë mirë. Treguan karakter gjatë 90 minutave. Vuajtën me karakter. Bekaj nuk ishte shpëtimtar i portës, siç ishte ndaj Egnatias apo ndaj Kukësit.

Më vjen keq për lojën sulmuese të Vllaznisë. Është skuadra e pestë për golat e shënuar, e kalon edhe Laçi që është më poshtë në renditje. Të vjen keq, sepse ka pasur lojtarë si Kaina, Aralica, pastaj Balaj, Latifi, Mala dhe të ketë kaq pak gola të shënuar. Kjo tregon për varfërinë e lojës sulmuese të Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img