Friday, September 20, 2024

Ylber Ramadani, flet në pragndeshjen, Ukrainë-Shqipëri: Jemi shumë të përgatitur. Kemi krijuar eksperiencë dhe do futemi në fushë për të dhënë më të mirën!

Lexo

Ylber Ramadani tha se atmosfera brenda grupit është fantastike dhe të gjithë lojtarët janë të përqëndruar për të dhënë maksimumin. Mesfushori kuqezi nënvizoi se skuadra do të futet në fushë me objektivin për të bërë sa më mirë, pavarësisht se ndeshja ndaj Ukrainës do të jetë shumë e vështirë.

Atmosfera brenda grupit – Atmosfera e ekipit është fantastike. Jemi shumë të përqëndruar sepse nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera është shumë e mirë.

Përballja me Ukrainën– Jemi shumë gati. E kemi studiuar Ukrainën shumë mirë. E dimë se ku është pika më e fortë dhe jemi duke punuar shumë dhe shpresojmë që nesër të marrim rezultat pozitiv.

Pozitiv fakti që luani në fushë asnjëanëse? – Ne jemi profesionstë dhe si brenda apo jashtë shtëpisë, kur luajmë gjithmonë përqëndrohemi që të japim maksimumin. Nuk ka rëndësi fusha ku luajmë.

Mungesa e liderave dhe sa gati jeni të merrni më shumë përgjegjësi në të ardhmen? – Atë e vendos trajneri. Jemi stërvitur shumë gjatë javës, jemi përgatitur , e dimë se çfarë kundërshtari do të na presë nesër në fushë. Ne jemi të përqëndruar që të japim maksimumin dhe të marrim rezultat nesër.

Medon Berisha? – E shoh çdo ditë në stërvitje. Punon shumë, është profesionist. Është lojtar i ri, shumë i përqendruar dhe gati për të dhënë maksimumin e tij.

Lojtarët e rinj në radhët e Shqipërisë– Janë përshtatur shumë mirë dhe janë duke bërë shumë mirë në stërvitje. Po japin maksimumin.

Shanset e Shqipërisë në Ligën e Kombeve – E kam parë që thuhet se jemi më pak të kuotuarit, por forca jonë është grupi. Do të bëjmë më të mirën tonë për ta fituar këtë grup. Kemi lojtarë cilësorë dhe jemi ekip cilësor. Do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit.

Nesër kapiten? – Nuk e di, e di trajneri. Nëse do të jem, do të ishte kënaqësi dhe do ta bëja me gjithë nder.

Çfarë mësuat nga EURO 2024? – Do na shërbejë si eksperiencë sepse kemi luajtur me kundërshtarë të fortë të Europianit. Tani e dimë se në çfarë niveli kemi luajtur në Europian. Nivel i lartë. Kemi fituar më shumë eksperiencë dhe e dimë se si mund të luajmë së bashku dhe besoj se kjo do na shërbejë shumë.

Asllani – Bajrami apo Asllani – Laçi, me cilën dyshe ndihesh më rehat? – Nuk kam preferenca, me këdo të luaj nuk e kam problem. Përshtatem me të gjithë. Zgjedhjet taktike i di trajneri.

Si jeni përgatitur për Ukrainën & Gjeorgjinë? – Jemi shumë të përgatitur. Kemi krijuar eksperiencë dhe do futemi në fushë për të dhënë më të mirën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img