Në pritje të nisjes së takimit, AF Elbasani-Vllaznia, sfidë e cila nis në orën 15:30 për llogari të javës së 35-të të Abissnet Superiore, trajnerët kundërshtarë, Ivan Gvozdenoviç dhe Tomas Brdariç, kanë zyrtarizuar emrat me të cilët do ta nisin nga minuta e parë.
Ajo që të bie në sy në kampin kuqeblu ka të bëjë me atë që trajneri Brdariç i ka besuar formacionit fitues të javës së kaluar ndaj Dinamos në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-0.
Formacionet zyrtare ELBASANI: Totoshi; Lila, Olberkis, Lulaj, K. Kasa, Dros, Qose, Ibrahim, Lukili, Tsage, Xhoel. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
VLLAZNIA: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Repaj, Gurishta, Qato, Krymi, Deliu, Mala, Balaj, Dodaj. Trajner: Tomas Brdariç
Gjyqtarë: Arbitër kryesor:Kreshnik Cjapi. Asistent 1:Ilir Tartaraj, Asistent 2:Alfred Shkreta. Arbitër i 4:Klodian Shahini
Var:Andi Koçi -Avar: Florjan Lata. Delegat:Mario Kërtusha -Vëzhgues:Arjan Mali.
Fatos LAMAJ