Sunday, November 24, 2024

Zbulohet kush e pagoi dreken e kartonit të kuq të Krymit tek lokali “Arbri” në rrugë të Shirokës

Lexo

Marrja e një kartoni të kuq gjatë lojës, rëndom bëhet pre e kritikave nga opinion sportive dhe po kështu nga drejtuesit e skuadrës apo edhe të klubit. Por, ndryshe ka ndodhur me rastin e Ardit Krymit, që me kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Partizanin është shndërruar në një hero. Kjo, pasi, nëse sulmuesi i të kuqve, Cara, që po depërtonte i vetëm drejt portës së Zogoviç, do të shënonte, situata në fushën e lojës mund të kishte ndryshuar ndoshta edhe në favor të Partizanit, apo më e shumta edhe me barazim, miqtë ishin OK.

Është kjo arsyeja që publiku shkodran e shoqëroi me duatrokitje daljen nga fusha e lojës, dhe po ashtu edhe stafi e vlerësoi veprimin e tij duke e krahasuar me disa shembuj të tillë taktik si ky i Krymit, edhe me futbollistë të tjerë, brenda dhe jashtë vendit.

Madje, trajneri Brdariç shkoi deri aty sa publikisht rekomandoi dyshen Jonuzi-Gurishta, si të ngarkuar me përgjegjësi për mosmarkimin e Carës, që t’i nxjerrin një dreke Krymit që i mbuloi gabimin atyre.

Dhe, kjo drekë, fotoja e së cilës tashmë është e njohur për publikun, është komentuar shumë edhe mediatikisht që është paguar nga Jonuzi, i cili sipas detyrave të ngarkuara nga stafi, ishte ai që duhej ta bllokonte Carën, dhe që gabimin e tij e riparoi me rriskun e kartonit të kuq, Krymi.

Por, realisht, kush e pagoi dreken që treshja kuqeblu konsumoi në lokalin e njohur dhe komod, “Arbri” përgjatë rrugës, Shkodër-Shirokë, në breg të Liqenit të Shkodrës?

Kamarierët që i shërbyen trios kuqeblu, bëjnë të ditur për “Veriu Sport”, që dreken e ka paguar pronari i lokalit, Xhemal Kraja. Informacionin në fjalë e konfirmuan edhe vetë futbollistët, madje duke kërkuar ta falenderojnë publikisht për respektin që morën prej tij.

Interesant është fakti, që Xhemal Kraja, një qytetar dhe biznesmen sot i njohur i qytetit të Shkodrës, më herët edhe ish sportist i Vllaznisë, ndeshjen, Vllaznia-Partizani, e ndoqi në tribunën VIP përkrah presidentit të Partizanit, Gaz Demi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img