Monday, December 8, 2025

Zëvendës trajneri i Egnatias Brahja: “Reagim shumë i mirë nga ekipi ynë. Objektivi është titulli”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia është rikthyer me ritëm të plotë në Superiore, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren karshi Vorës në shtëpi, e mbyllur 2 – 0 në adresim të rrogozhinasve. Zëvendës trajneri i Egnatias Julian Brahja ka folur për mediat, për shkak të mungesë së trajnerit kryesor Edlir Tetova:

“Çunat bënë një performancë shumë të mirë, pas një humbje me Flamurtarin. Reagim shumë i mirë nga ekipi ynë.

Mungesa e Aleksit? Ai është lojtari kryesor i ekipit, por u la jashtë për shkak të rrotacionit.  I urojmë kthim sa më të shpejtë trajnerit Tetova. Hapja e Fernandez është strategjia jonë.

Titulli? Nuk ka ndeshje të lehta. Takimi i radhës është me Dinamon. Për ne nuk është shumë e rëndësishme se kush del kampion dimri. Objektivi është titulli”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img