Dinamo-Elbasani 2-1(Shënues: Mandela 64′, Bregu 90+1′ (p) / Musta 78′)
Duhej të vinte java e tretë e Abissnet Superiore që Dinamo të “zgjohet” duke marrë një fitore shumë të rëndësishme. Në mungesë të trajnerit të pezulluar Dritan Mehmeti, skuadra blu është drejtuar nga drejtori i Akademisë Dinamo, Erion Xhafa.
Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme, dinamovitët mundën Elbasanin me rezultatin 2-1 duke marrë fitoren dhe pikët e para në kampionat, pas dy humbjeve radhazi.
Mandela zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të, ndërsa në të 77-n ishte Musta ai që vendosi sërish shifrat në baraspeshë. Por, për të siguruar fitoren mendoi Dejvi Bregu, i cili i dha tre pikët Dinamos pas golit të shënuar nga penalltia në minutën e 91-të.
Për t’u theksuar është se pas minutës së 71-të, Dinamo luajti me një futbollist më pak, pas një ndërhyrje të gabuar të Gudiabit në mesfushë që duke u verifikuar edhe në sistemin VAR, gjyqtari ndëshkon me të kuq futbollistin dinamovit.
Fatmir POPJA