Kastrioti-Kukësi 1-0 (Shënues: Santiago Selmani 26’)
Ka mjaftuar një gol i Santiago Selmanit në minutën e 26-të të pjesës së parë që Kastrioti të fitojë minimalisht me rezultatin 1 me 0 ndaj ekipit të Kukësit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” ishte e një rëndësie të veçantë për të dyja skuadrat.
Verilindorët kërkonin tre pikët për të mbyllur kapitullin “mbijetese”, dhe pse jo të mendonin për më lart në renditje. Ndërkohë, fitore kërkonin edhe krutanët, sepse në rast të kundërt, me një humbje ndaj Kukësit e mbyllin çështjen e mbijeteses.
Më të vendosur në fushën e lojës janë treguar futbollistët e Kastriotit, të cilët të drejtuar nga trajneri Emiliano Çela, kanë arritur të marrin tre pikët maksimale të kësaj ndeshje. Tre pikë, që i japin shpresën krutanëve për të luftuar deri në fund të kampionatit qëndrimin në Superiore.
Surprisë paraqitje apatike e Kukësit, ekip i cili nuk punoi sa duhet për të marrë rezultatin e duhur. Kjo humbje për verilindorët e rikthen skuadrën kuksiane përsëri në “ethet” e qëndrimit në Superiore.