Ndeshja e parë europiane nuk ka shkuar mirë për Partizanin. Të kuqtë nuk kanë arritur të përfitojnë nga faktori fushë, ku teksa kanë pritur në stadiumin “Elbasan Arena” skuadrën malteze Marsalok.
Edhe pse “Demat e Kuq”, ishin favoritë absolutë në letër për ta fituar këtë duel, nuk arritën të triumfonin. Murataj gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 2-të, ndërkohë që Juri vendosi baraspeshën në minutën e 15-të.
Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Edhe rastet e rrezikshme të Partizanit në këtë pjesë ishin me pikatore. Gjithçka ngelet e hapur në sfidën e kthimit pas 1 jave, për sa i përket kualifikimit, që për “Demat e Kuq” është një detyrim.
Disa nga të vecantat e kësaj ndeshje, kishin të bënin me temperaturat e larta, prezenca e tifozëve shumë e ulët ku numri i tyre nuk i arrinte as 1000 të pranishëm.
.Partizani aktivizoi edhe 17-vjeçarin Oresti Rifa. Për të nuk mungoi edhe një baner i veçantë në stadium, me emrin dhe numrin etij në fanellë (28).
Në fund tifozët e kuq kontestojnë lojtarët e tyre, të cilët shkuan drejt tribunës për t’i përshëndetur. Mirëpo, u kthyen me kokat ulur, sepse ultrasit u shpërndanë dhe nuk i pritën si zakonisht, dukshëm të mërzitur me lojën e skuadrës së tyre.
Fatmir POPJA
Elbasan Arena, 11 korrik 2024