Wednesday, December 25, 2024

Zhvillon punimet Asambleja e FSHF-së. Miratohet buxheti për 2022, shtyhet më 15 mars zgjedhja e presidentit të ri

Lexo

Ka zhvilluar paraditen e sotme punimet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit. Për shkak të procedurave gjyqësore, Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka caktuar në datë tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve për presidentin e federates, që do të jetë pas 13 ditësh, pikërisht më datë 15 mars 2022 në orën 10:00.

Ndërkohë, Asambleja ka vijuar ditën e sotme me zhvillimin e punimeve  nën drejtimin e zv-presidentit, Edvin Libohova, pasi një vendim Gjykate i pak ditëve më parë ka bërë që kjo Asamble të ketë një rrjedhë tjetër të zhvillimit të punimeve. Gjatë punimeve të Asamblesë u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti i 2022 që shkon në 1.68 miliardë lekë.

Në hapje të Asamblesë, ka qënë zëdhënësi i FSHF-së, Dritan Kokona që duke kujtuar me respekt figurat e futbollit shqiptar të ndarë nga jeta në vitin e fundit, “Ramazan Rragami, Robert Jashari, Ylli Mihali, Arben Laze, Vladimir Ajazi, Remzi Bulku, Shefqet Kaslli, Hamdi Zhegu, Kostandin Grillo, Spartak Elmazi, Ilir Haxhiu, Vladimir Grillo”, kërkoi të mbahej një minutë heshtje.

Krahas presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili e mori e mori i pari fjalën, në Asamble kanë folur edhe përfaqësuesi i UEFA-s dhe kreu i federatës së futbollit italian, Gravina, si edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Nodar Akhalkatsi.

Gjatë zhvillit të punimeve të Asamblesë, FSHF është solidarizuar me Ukrainën dhe në mbështetje të tyre sqaruan se kanë dhënë gadishmërinë për të strehuar një numër të familjeve të sportistëve ukrainas, pasi nga federata e Ukrainës ka ardhur një kërkesë e tillë dhe që është mirëpritur nga FSHF.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img