Kishte kohë që Ardit Krymi konsiderohej pjesë e Vllaznisë. Këtë e kishte deklaruar edhe vetë mesfushori shkodran, i cili e kishte bërë të ditur që me të mbyllur procedurat me klubin bjellorus ku luajti sezonin e kaluar, do të nënshkrunte për Vllazninë.
Dhe, një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku në praninë e presidentit të kuqebluve, Alban Xhaferi, Ardit Krymi ka firmosur kontraten zyrtare e mban të lidhur me KF Vllaznia për një afat dy vjeçar duke e rikthyer mesfushorin shkodran në shtëpi, aty ku u lind dhe u rrit si futbollist.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona.
Mirë se erdhe Ardit!”, thuhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.