Janë zyrtarizuar emrat që do të kandidojnë për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Një gjë e tillë është bërë e mundur gjatë mbledhja së sotme të Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar
Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:
- Armand Duka
- Dritan Shakohoxha
- Sulejman Starova
Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:
- Abdyl Kuriu
- Anila Basha
- Arben Dervishaj
- Bardhyl Jera
- Envi Hicka
- Ermal Tahiri
- Ervin Canollari
- Gjergji Petro
- Lutfi Nuriu
- Pano Xhixho
- Vasil Bicaj
- Ylli Ҫekiҫi
Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.