Thursday, January 8, 2026

Zyrtare, Artan Bano është trajneri i Lushnjës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Artan Bano, do të jetë trajneri i ri i lagunarëve.  Pas 8 sezonesh ai rikthehet në shtëpi, pas arritjes së dakordësisë mes palëve,Bano emërohet zyrtarisht trajner i ekipit të Lushnjës, në një moment vendimtar për vazhdimin e kampionatit.

Një emër i madh i historisë lushnjare merr drejtimin e pankinës,me misionin për të ringjallur shpirtin luftarak, për të rikthyer besimin te skuadra dhe për të udhëhequr Lushnjën drejt rezultateve pozitive.

Bano fiton kështu luftën në distancë me trajner të tjerë të përfolur,pasi po përflitej për disa emra për pankinën e Lushnjës.

Tekniku 59-vjeçar është zyrtarizuar në krye të ekipit të Kategorisë së Parë vetëm pak çaste më parë.

Kujtojmë se Bano ka një karrierë interesante si trajner.

Ai ka drejtuar ekipe si Tomori, Skrapari, Shkumbini, Egnatia, Butrinti dhe Besëlidhja.

Ndërkohë që Lushnjen e ka drejtuar nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Konfirmimin zyrtar për emërimin e Artan Banos në krye të ekipit lushnja e përcjell edhe kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Artan Bano ishte zgjidhja jonë brenda “familjes” për të tejkaluar momentin delikat të këtij sezoni! Një emër me eksperiencë që e njeh mirë ambientin . “Bashkia Lushnje”, Keshilli Bashkiak Lushnje dhe unë personalisht do të vazhdojmë të japim mbështetjen maksimale për futbollin e Lushnjës. Uroj që të ketë reflektim nga të gjitha strukturat, përfshirë staf dhe lojtarë vendas, të cilët nuk kanë dhënë atë qe ne si drejtues apo opinioni sportiv prisnim në këtë sezon! Duhet kaluar nga fjalët tek puna! Suksese trajnerit të ri dhe skuadrës në vijim!”, shkruan kryebashkiakja Sefa.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img