Vllaznia nuk humb kohë. Pas zhgënjimit të humbjes së finales së titullit kampion me Egnatian, erdhen dy largimet e para në radhët e stafit teknik, fillimisht me drejtorin sportiv Tefik Osmani dhe më pas edhe trajnerin Tomas Brdariç.
Ndërkohë, në kuadrin e formatimit të skuadrës për përgatitjet e pjesëmarrjes në Kupat e Europës, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë nisur lëvizjet për plotësimin e vendeve bosh.
Dhe, i pari që ka marrë votëbesimin e presidentit kuqeblu Alban Xhaferi është Edi Martini. Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, kombëtares dhe në futbollin gjerman, dhe më pas me një karriere të pasur si trajner, me Vllanzinë, Teutën, Laçin dhe së fundmi edhe në Kosovë, është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë Vllaznia. Vendim, të cilin KF Vllaznia e zyrtarizoi pak minuta më parë për opinionin publik.
𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐞𝐦𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚𝐧, 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐳. 𝐄𝐝𝐢 𝐌𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐢, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐚𝐢 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐢 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟓–𝟐𝟎𝟐𝟔.
𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐮 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢!