Dihej prej kohës, por tashmë është zyrtare. Erdenis Gurishta është rikthyer te Vllaznia. Ish-kapiteni i shkodranëve rikthehet në qytetin e tij për t’u riveshur edhe një herë tjetër kuqeblu.
Mbrojtësi i djathtë vendosi që të mbyllte aventurën me klubin e CSKA 1948 në Bullgari dhe të rikthehej në Superiore, pikërisht te Vllaznia, aty dhe nga ka dalë si lojtar. Me bullgarët e CSKA 1948, Gurishta prishi kontratën dhe në Shkodër transferohet si lojtar i lirë.
Kujtojmë që me ekipin e parë të Vllaznisë, Gurishta ka luajtur që prej vitit 2015 deri në vitin 2023. Në 223 ndeshje si kuqeblu, 29-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar në 9 të tjerë.