Ballina Futboll Zyrtare-Francesco Moriero, nuk është më trajner i Flamurtarit

Zyrtare-Francesco Moriero, nuk është më trajner i Flamurtarit

Ajo që pritej tashmë ka marrë formë zyrtare. Flamurtari dhe Moriero kanë ndarë rrugët me mirëkuptim, siç bën me dije klubi bregdetar me një njoftim të fundit. Rezultatet e fundit e kishin vënë në pikëpyetje qëndrimin e trajnerit italian, i cili njëkohësisht ka pasur edhe probleme shëndetësore.

“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkëpunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, – shkruan klubi vlonjat në faqen e vet.

Në këtë postim nuk jepet asnjë detaj në lidhje me stafin e ri të Flamurtarit. Duket se drejtimi i skuadrës do të mbetet në duart e Andi Ribajt dhe Lejdi Liçajt, të paktën për momentin. Ndeshja e radhës për skuadrën vlonjate është kundër Elbasanit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu