Monday, November 25, 2024

Zyrtare, Kalaja ndërpret bashkëpunimin me Vllazninë, destinacioni në Suedi

Lexo

Për Arlind Kalanë, vendimi për të ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me KF Vllaznia nuk ka qënë i lehtë. I lindur dhe formuar si futbollist në Shkodër, ku emri i tij figuron që herët si kampion në ekipet e moshave të Akademisë Vllaznia, madje duke qënë edhe golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Kalaja shumë shpejt do të bëhej i njohur  edhe me ekipin e parë të kuqebluve.

Falë vlerave që dispononte, në adresë të tij pati shumë interesime, brenda dhe jashtë vendit ku edhe kaloj një pjesë të karrieres sportive. Kërkesës së kuqebluve për ta ripasur sërishmi në gjirin e tyre, Kalaja iu përgjigj pozitivisht. Dhe, puna e tij në shërbim të Vllaznisë ishte mjaft pozitive, ku sa herë aktivizohej, qoftë si titullar apo edhe si zëvendësues, bënte diferencen, madje duke shënuar edhe gola përcaktues në fitoret e Vllaznisë.

Por, për hirë të së vertetes, pjesa e parë e sezonit 2021-2022 është për t’u harruar për Arlind Kalanë, sepse stafi kuqeblu me në krye Brdariç e la krejtësisht në hije mesfushorin-sulmues. Është kjo arsyeja, që me të drejtë, Kalaja ka kërkuar mirëkuptimin e ndarjes me klubin kuqeblu. Natyrisht, jo me dëshirën e tij, por situatat në fjalë e kanë detyruar të marrë këtë vendim.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Arlind Kalaja për ta ndërprerë me konsensus kontratën dhe bashkëpunimin mes palëve.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Arlind Kalaja për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës! 

Nga sa bëhet e ditur, për momentin, Arlind Kalaja gjendet në Suedi ku edhe ka kaluar festat e fundvitit. Dhe, së bashku me festimet ai së bashku me menaxherin e tij ka pasur kontaktet e duhura me klubet e interesuara për shërbimet e tij. Kampionati suedez rifillon në muajin prill, ndaj edhe vendimi për të fiksuar ekipin e tij të ri nuk është me ngut. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që bazuar në ofertat e tjera që ai ka jashtë vendit, por edhe në kampionatin shqiptar, Arlind Kalaja të largohet nga Suedia dhe të vendosë për ndonjë skuadër tjetër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img