Wednesday, October 23, 2024

Zyrtare, KF Vllaznia firmos me francezin Michaël Panos

Lexo

Ka rreth katër muaj që është akomoduar në Shkodër duke u stervitur në gjirin e skuadrës kuqeblu. Kohë e cila ka mjaftuar që stafi teknik ta vëzhgonte prej së afërmi. Bëhet fjalë për francezin Michaël Panos, futbollist ky që i përket repartit të mesfushës, për të cilin Vllaznia kërkon ta përforcojë për pjesën e dytë të sezonit. Pëlqimet për vlerat e futbollistit në fjalë janë shprehur më herët edhe nga zv.trajneri Plori dhe presidenti Xhaferi, të cilët paralajmëruan arritjen e marrëveshjes me futbollistin. Dhe tashmë që merkato është hapur KF Vllaznia nuk ka nguruar të nënshkruaj kontratën zyrtare me të. Kontratë, e cila, siç bëhet e ditur nga klubi është me afat një vjeçar me të drejtë zgjatje edhe për vitë tjetër.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Michaël Panos duke firmosur me të një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një viti tjetër. Lojtari në fjalë ka disa muaj që stërvitet me skuadrën dhe nga sot është zyrtarisht pjesë e saj. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti. Welcome Michaël Panos!”, shkruhet në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia ka shpërndarë për mediat.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img