Monday, November 25, 2024

Zyrtare, miqësorja Shqipëri-Gjeorgji, më 29 mars, ora 18:00, në “Air Albania”

Lexo

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të mirëpresë ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji. Miqësorja e planifikuar të zhvillohet më 29 mars mes dy përfaqësueseve do të luhet në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00.

Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total kanë zhvilluar 13 ndeshje mes njëra-tjetrës, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë miqësore.

Përpara përballjes me Gjeorgjinë, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore më 26 mars ndaj Spanjës. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke nisur nga ora 19:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img