Zyrtare/ Ndeshja për vendin e tretë në “Abissnet Superiore”, Dinamo City – Partizani luhet më 10 maj në “Elbasan Arena”

Ndeshja Dinamo City – Partizani, e vlefshme për vendin e tretë/katërt në “Abissnet Superiore”, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më 9 maj në Elbasan, do të zhvillohet më 10 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri, gjatë së cilës një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet e Dinamo City-t dhe Partizanit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu