Kishte dy vite që e kërkonte me ngulm, dhe më së fundmi, Vllaznia e basketit meshkuj ka bërë realitet një nga blerjet e saj më cilësore. Bëhet fjalë për Klajdi Kirin, basketbollistin shqiptaro-amerikan me një shtatlartësi të spikatur, 2.08 metra, i cili ka një karriere të pasur sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një basketbollsit që ka lindur dhe rritur në Amerikë me prindë shkodranë, ku tradita e sportit është prezente në familjen “Kiri”, kur kemi parasysh se babai i tij, Genti Kiri ka qënë pjesë e Vllaznisë kampionë në Handball.
Përmes një njoftimi për shtyp, Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka shprehur kënaqësinë që arriti të firmosë me Klajdi Kirin duke pasur besim të plotë se prania e tij në formacionin kuqeblu do ta ndihmojë Vllazninë në realizimin e objektivave të saj.
Njoftimi zyrtar i KB Vllaznia
ZYRTARE
Jemi të lumtur të njoftojmë firmosjen e lojtarit Klajd Kirit
Shkodran i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , 2.08m i gjatë që luan në pozicionin Qendër .
Klajdi ka luajtur për kolegjin Ave Maria në Florida dhe tashmë rikthehet në Shkodër për të na ndihmuar në arritjen e objektivave tona .
Mirë se vjen në familjen tonë, Klajd!
Gaspër MARKU