Saturday, June 21, 2025

Zyrtare / Shqipëria miqësore me Kampionët e Europës në Air Albania Stadium

Lexo

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore lluksi në 16 nëntor ndaj Italisë në Air Albania Stadium. Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img