Humbja 3 me 0 në transfertë me Laçi duket se ka rënduar situatën në kampin durrsak, deri në atë pikë, sa drejtuesit Klubit të Futbollit Teuta dhe vetë trajneri Bledar Devolli të bien dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit. Në fakt, një lajm i tillë u përfol që në orët e paradites së sotme, ndërkohë që në mbrëmje është zyrtarizuar nga ana e klubit durrsak.
Njoftimi zyrtar i KF Teuta:
Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledar Devolli. KF Teuta falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.
Bledar Hodo do të marrë rolin e trajnerit të parë ndërsa pjesë e stafit të të tij do të jenë përgatitësi i portierëve Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik Mark Dodaj.