Ajo që pritej prej kohësh nga tifozëria kuqezi, për të pasur në lojë nga minuta e parë Armando Brojën, do të ndodhë sonte në sfidën Shqipëri-Andorra.
Madje, përpos Brojës, Silvinjo do të hedhë në fushë një formacion sulmues duke zyrtarizuar në vijën e parë treshen Hoxha, Broja, Manaj.
Për t’u theksuar është edhe rikuperimi i portjerit Tomas Strakosha, i cili pasi doli i dëmtuar nga ndeshja Angli-Shqipëri, është rikthyer përsëri sonte në formacion e parë, ndërkohë që në sektorin e prapavijës nuk ka ndryshime.
Ja formacioni që braziliani Silvinjo zyrtarizoi pak çaste më parë për sfidën e orës 20:45, Shqipëri-Andorra.
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj. Trajner: Silvinjo
Shqiperi-Andorra, formacionet FSHF