Sunday, November 24, 2024

10 të infektuar me Covid në Superligë, kërkohet shtyrja e ndeshjes

Lexo

Kukësi ka njoftuar se 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik janë të prekur nga Covid-19. Në testet e kryera së fundmi, futbollistët e infektuar me virus sipas Supersport janë: Ardit Hila, Edi Basa, Fatjon Collari, Eugen Sula dhe Rigels Cani. Pjesëtarët e stafit teknik që janë prekur me covid janë: zëvendëstrajneri Amadeo di Late, trajneri i portierëve Andrea Cardinale dhe mjeku i skuadrës. Covidin te Kukësi e ka kaluar edhe drejtori sportiv Pejic, duke dalë negativ në testet e fundit. 

Kukësi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Dinamon, e programuar për në 15 janar 2022 dhe që vlen për javën e 16 të Superligës. 

Njoftimi:

-KOMUNIKATË PËR SHTYP-

Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve. Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm.

Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite. Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli.

Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar. Zyra për shtyp, FK Kukësi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img