Monday, December 9, 2024

Situatë konfuze në basketbollin shkodran. Largimi i presidentit Xhaferi rrezikon seriozisht ekipet kuqeblu

Lexo

Basketbolli shkodran është në një situatë shumë konfuze. Ndërsa pritej që pjesa e dytë e sezonit basketbollistik 2021-2022 të sillte një konsolidim të skuadrës për të nisur rikuperimin e pikëve të lëna në fazen e parë të kampionatit dhe realizimit të objektivit për fitimin e titullit të dhjetë kampion, lajmi i keq për largimin e presidentit të basketbollit shkodran, Alban Xhaferi ka tronditur rëndë funksionimin e ekipeve kuqeblu.

Që prej mbrëmjes së 22 dhjetorit 2021 kur Vllaznia e basketbollit meshkuj mundej në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nga Dinamo e vendit të fundit në renditje, skuadra ka vijuar të jetë në rënie të lirë.

Pas shkarkimit të trajnerit të parë, malazezit Nikola Milatoviç, është larguar edhe zëvendëstrajneri Ervin Berdica, i cili mori komandën e përkohshme të drejtimit të skuadrës shkodrane.

Për momentin, përgatitjes së skuadrës i janë besuar dy basketbollistëve me përvojë, Herion Faslia dhe Damian Bekteshi, të cilëve iu është thënë se do të vijojnë në këtë pozicion deri në emërimin e një trajneri të ri.

Ditët kalojnë dhe, jo vetem që trajneri i ri nuk po prezantohet, por nga ana tjetër vendimi për dorëheqje nga posti i presidentit i biznesmenit të njohur Alban Xhaferi i ka përkeqësuar edhe më shumë gjërat brenda kampit të Vllaznisë së koshit.

Grupi i basketbollistëve shkodranë vijon të stervitet në kushtet e një morali të rënduar, ndërsa është në pritje të një lajmi konkret në lidhje me ecurinë e mëtejshme.

Së bashku me kontigjentin shkodran, në pritje të një lajmi të ri, janë edhe shtatë basketbollistët amerikanë, për të cilët është investuar jo pak nga vetë zoti Xhaferi për t’i veshur kuqeblu.

Nga ana e Federatës Shqiptare të Basketbollit ka ardhur informacioni se me datë 16 janar, Vllaznia e basketit për meshkuj duhet të jetë gati për datën 16 janar për tu ndeshur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me Partizanin për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë.

Ndaj, në këtë situatë, nëse në ditët në vazhdim nuk do të ketë një lajm të ri dhe një zgjidhje pozitive në lidhje me drejtuesit e rinjë të basketbollit shkodran, nga një skuadër pretendente për titull, fatet e basketbollit shkodran mund të përfundojnë edhe në rrezikun e rënies nga kategoria.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img