Ishte vetëm 12 vjeç kur, me një çantë të vogël në shpinë, endrren per futbollin dhe zemrën plot frikë e shpresë, Ergys Pepaj vendosi për të kaluar ilegalisht kufirin në Le Mans. Ishte një udhëtim që mund t’i kishte marrë jetën, një rrugë e errët, e mbushur me të panjohura dhe rreziqe të pafundme për kedo, e sidomos per një vogëlush nga Vraka e Malesia e Madhe, i cili në atë moshë duhej të ishte në shkollë.
Kufirin e kaloi dhe ne Angli, Ergysi vendosi të luftojë dhe fitoi! Nga një djalosh që zbriste ne Angli në mënyrë klandestine, sot Ergysi është një nga personazhet më të famshëm në futbollin dhe marketingun britanik.
Ai sot numëron rreth 60 milionë ndjekës dhe shikues në rrjetet sociale, si dhe bashkëpunime me FIFA-n, Nike, Adidas, Puma, me Manchester City, Arsenal dhe me lojtarë e legjenda si Kane, Grealish, Xhaka, Laporte, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Roberto Carlos, Ronaldo, Gilberto Silva, etj.
Gjithçka nisi me disa video driblimesh dhe gjuajtjesh në portë, freestyle në Instagram, dhe me një konkurs ndërkombëtar për golin më të bukur, – tregon Ergysi, – dhe pastaj u takua dhe u përgëzua personalisht nga Harry Kane.
Historia e Ergysit është një nga ato histori deri në pabesueshmëri. Nga një emigrant ilegal për 10 vite në Angli, tek emigranti që ftohet nga FIFA për të marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë” përkrah Ronaldos, Del Pieros, Ronaldinhos e Zidane me shokë.
Një djalë i jashtëzakonshëm, me një thjeshtësi të veçantë dhe gjithmonë i buzëqeshur. Një shembull i shqiptarit të mirë, që nderon shqiptarët dhe Shqipërinë. Por, natyrshëm që nderon edhe babain e tij, ish futbollistin e Vllaznisë Selami Pepaj, i cili më pas në rolin e trajnerit u shpall kampion me Vllazninë e futbollit të femrave përpara se të merrte rrugën e mërgimit me famiuljen e tij drejt Anglisë, atje ku sot jetojnë dhe punojnë të lumtur, por asnjëherë duke mos e harruar Shkodrën.
Klod ZHIVANI