105 vjetori i Shoqërisë sportive Vllaznia, KF Vllaznia, “Çertifikata Mirënjohje” për veteran të futbollit shkodran

Në kuadrin e festimeve për 105 vjetorin e ditëlindjes së Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia, e para e këtij lloji në vendin tonë, Klubi i Futbollit Vllaznia, dhe personalisht presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një festë të veçantë për të gjithë komunitetin e futbollit.

Aktiviteti i organizuar në hotel Rozafa, është shoqëruar me nderimin e disa prej veteranëve të futbollit shkodram por edhe ish trajner të suksesshëm të Vllaznisë në vite.

“Çertifikata Mirënjohje” ka shkuar për disa prej figurave të njohura të historisë së tij: Paulin Ndoja, Astrit Hafizi, Zyhdi Basha, Agim Medja, Hysen Zmijani, Hysen Dedja, Fasli Fakja, Avenir Dani, Dervish Haxhiosmanoviç, Armir Grima, Armando Cungu, Vioresin Sinani, Safet Osja dhe Luan Zmijani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu