Goli i shënuar të shtunën nga Anton Lleshi ndaj Naftëtarit, i treti në fitoren që mori Shënkolli në këtë ndeshje, ishte i 14-ti në 9 ndeshje për golashënuesin shënkollas.
Ish lojtari i Besëlidhjes, Ilirisë, Erzenit, Korabit, dhe Vushtrisë në Kosovë është shndërruar në një lidër për skuadrën e tij, në objektivin e së cilës është përfshirja në katërshën më të mirë të fazës Play Off të kategorisë së dytë.
Paraqitja shumë e mirë me Shënkollin, ka bërë që qëndërsulmuesi Lleshi, të jetë në fokus të disa skuadrave, që të gjitha nga Kategoria e Parë e futbollit shqiptar, por edhe për një rikthim në Kosovë.
Megjithatë, nga sa bëjnë të ditur në klubin e Shënkollit, për momentin, ai i ka refuzuar të gjitha ofertat, nisur nga një premtim i marrë, që së bashku me kolegët e skuadrës, ta kualifikojë Shënkollin në kategorinë e parë.