2.74 milionë teleshikuesish, ndoqën duelin Arsenal dhe PSG, i dyti më i ndjekur në histori

Për transmetuesit televizit të Champions League në Francë ka qenë një sukses i madh dueli mes Arsenal dhe PSG-së. Sipas “Canal+ Foot” takimi në fjalë është ndjekur prej plot 2.74 milionë telespektatorë duke e kthyer këtë event në të dytin më të ndjekur në histori.

PSG-ja nuk ka qenë “fituesja” e vetme e mbrëmjes pasi “Canal+ Foot” ka treguar të tjera detaje, të cilat flasin për suksesin e këtij transmetimi. Thuhet se në disa minuta ky takim është parë njëkohësisht prej plot 3.1 milionë telespektatorësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu