Sunday, May 19, 2024

4 ditë nga starti i Kampionatit të Superiores. Të premten, sfida e parë, Kukësi-Tirana. Të shtunën, ora 17:00, Erzeni-Vllaznia në “Niko Dovana”

Lexo

Edhe katër ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore të futbollit shqiptar sezoni 2022-2023, edicioni i 84-t sipas radhës. I përfshirë nën logon e “Abissnet Superiore”, në kampionatin në fjalë konkurojnë 10 skuadra. Tirana kampione në fuqi, për të vijuar Laçin nënkampion, Partizani i treti, Kukësi i katërti, Teuta e pesta, Vllaznia e gjashta, Kastrioti i shtati, Egnatia e teta, janë skuadrat që morën këtë renditja në mbyllje të sezonit të klaluar. Duke i shtuar edhe Bylisin dhe Erzenin që vijnë nga kategoria e parë, plotësohet dhjetëshja e Superiores së futbollit shqiptar.

Kukësi-Tirana, është ndeshja që hap sezonin e ri futbollistike, takim ky i planifikuar të luhet të premten në orën 17:00 në stadiumin “Kukësi Arena”. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të synojnë fitoren për ta nisur mbarë sezonin si dhe për të treguar se nuk janë rastësisht kampionë të Shqipërisë. Kukësi, i blinduar me blerjet e shumta gjatë kësaj merkato vere, do të tregojë forcën dhe synimet për sezonin e ri futbollistik.

Java e parë e Superiores, vijon me të shtunën do të luajnë me dy sfida të tjera. Erzeni-Vllaznia ballafaqohen në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit për arsye se shijakasit akoma nuk e kanë në gjendjen e duhur stadiumin e tyre. Ndeshje kjo që do të nisë nga ora 17:00, orar që është planifikuar edhe për sfidën tjetër, Partizani-Egnatia ku të kuqtë, për të njëjtën arsye vazhdojnë të luajnë në “Elbasan Arena”.  Dy ndeshje këto që kuqeblutë e Vllaznisë dhe të kuqtë e kryeqytetit nuk do ta pranojnë hapin fals ndaj kundërshtarëve të tyre, prandaj fitorja është detyrim për futbollistët e të dyja skuadrave.

Laçi-Teuta dhe Bylis-Kastrioti, janë dy ndeshjet e fundit të javës së parë të kategorisë Superiore, të cilat do të luhen, përkatësisht në stadiumet e Laçit dhe Ballshit, të dielën duke filluar nga ora 17:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img