Saturday, December 21, 2024

Ditmar Jubica, Ardit Mani, Fatmir Marku, Ardit Ruçi, Paulo Toma, shkodranët e diplomuar nëe kursin për skaut të futbollit nga FSHF-UEFA

Lexo

Edicioni i parë i kursit për skautët e futbollit, organizuar nga sektori i Edukimit në FSHF në bashkëpunim me institucionin e UEFA-s, ka diplomuar specialistët e parë të këtij sektori në futbollin shqiptar. Një sektor ky që tashmë është mjaft i nevojshëm dhe pjesë e çdo klubi futbolli në ditët e sotme.

Në listën e 23 pjesëmarrësve që morën pjesë në këtë kurs, që vijnë nga fusha e futbollit dhe që duan të jenë më pranë këtij sporti për të punuar me klubet përkatës si zbulues talentesh, ishin edhe 5 përfaqësues nga futbolli shkodran.

Bëhet fjalë për Ditmar Jubicën, shumë i njohur në sektorin e arbitrimit, më herët edhe drejtor në Akademinë Basania dhe aktualisht pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, katedra e sportit.

Për të vijuar me një emër tjetër po aq të njohur si Ardit Mani, ish futbollist, trajner futbolli, themelues dhe administrator i Akademisë fë Futbollit Shpresa, mësues i edukimit fizik, aktualisht pjesë e stafit teknik të KF Vllaznia në rolin e videoanalistit.

Ndonëse jo me përvojën e dy të parëve, por edhe treshja tjetër, Fatmir Marku, drejtor i Akademisë së Futbollit “Djelmnia Shkodrane”, menaxheri Artan Ruçi dhe futbollisti Paulo Toma, janë po aq cilësor dhe ambiciozë për të vijuar punën në sektorin e skautit.

Kursi i udhëhequr nga Sektori i Edukimit në FSHF nisi më 15 maj, i ndarë në 3 periudha dhe u mbyll sot me diplomimin e 23 kursantëve, teksa të pranishëm ishin edhe Drejtori Teknik, Fulvio Pea dhe drejtuesi Sektorit të Edukimit, Sulejman Starova. Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që të mësojnë një kurrikul të pasur me informacione rreth kësaj fushe dhe të marrin marrë njohuritë e duhura për të zhvilluar aktivitete në lidhje me vëzhgimin, analizën, vlerësimin dhe skautimin e lojtarëve dhe ekipeve teksa lektorët kanë qenë të shumtë.

Duke iu drejtuar të sapodiplomuarve, Drejtori Teknik, Fulvio Pea dhe drejtuesi i Sektorit të Edukimit, Sulejman Starova i uruan suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tyre dhe njëkohësisht vlerësuan edhe punën që po bën Federata e Futbollit përmes kurseve të ndryshme për të kualifikuar stafet teknike të klubeve shqiptare në të gjitha nivelet.

Në ceremoninë modeste të zhvilluar në stadiumin ‘Air Albania’, u shpërndanë edhe diplomat e Skautëve të Futbollit për 23 pjesëmarrësit nga Drejtori Teknik, Fulvio Pea.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img