Wednesday, October 30, 2024

51 ditë bojkot, futbolli kthehet në fundjavë për të gjitha kategoritë

Lexo

Më në fund vjen lajmi i mirëpritur, futbolli shqiptar rikthehet këtë javë në fushën e lojës. Palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të mbyllur bojkotin që zgjati plot 51 ditë. Liga profesioniste këmbënguli për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë shqiptare, por edhe pse realisht nuk ka një përgjigje apo vendim zyrtar për zgjidhjen e tyre, në parim është rënë dakord që ato të plotësohen. Kjo ka mjaftuar që fillimisht të merrej vendimi për fillimin në fundjavë të kategorisë së parë dhe futbollit të moshave, ndërkohë që mesdita e së enjtes ka fiksuar një tjetër vendim gjithëpërfshirës për të unifikuar nisjen e futbollit për të gjitha kategoritë, përfshirë edhe të shumëdiskutuaren Superiore. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat, kreu i Federates Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ndër të tjera tha së ka pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë për gjetjen e mirëkuptimit.

“Jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Kjo nuk do të thotë që futbolli rifilloi dhe hoqëm dorë nga kërkesat, ato do të vazhdojnë të mbeten. Janë në tavolinë, janë diskutuar nga Libohova me ministrinë e financave. Mbeten vendimet finale. Ka një lloj dakordësie për kërkesat”., theksoi Duka duke qënë i mendimit që kërkesat ekonomike të ligës së futbollit të miratohen hap pas hapi deri në fund të vitit 2020.

Kaq ka mjaftuar dhe FSHF dhe strukturat e saj pranë këtij institucioni të përcaktojnë në detaje zbatueshmërinë e të gjithë kalendarit të aktiviteteve futbollistike. Kështu, nga sa mësohet, kampionati do të nisë me javen e parë të mërkurën e javës së ardhshme duke mos pasur ndryshime në luajtjen e 36 javëve tgë plota, ndërkohë që Kupa e Shqipërisë nis këtë të diele me ndeshje deri në fazën e gjysmëfinaleve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img